Janë luajtur ndeshjet e orës 15:30 të vleshme për javën e 29-të të Bundesligës gjermane, ku edhe njëherë është vërejtur trendi i javëve të fundit, pasi në katër përballje janë arritur tre fitore në transfertë. Vetëm Herta e Berlinit ka mundur të fitojë në shtëpi, teksa ka thyer Augsburgun 1-0. Shto edhe suksesin e djeshëm të Leverkusenit në Frajburg, faktori fushë sa vjen dhe zvogëlohet.

Në takimet e mbyllura pak çaste më parë vlen të theksohet dështimi i radhës i Shalkes. Skuadra e drejtuar nga David Vagner duket se vijon periudhën e karantinës, pasi në katër takimet e luajtura deri më tani, nuk ka mundur të marrë asnjë pikë, madje ka realizuar vetëm nëj gol duke pësuar 10 të tillë. Rezultate këto që duket se shënojnë fatin e trajnerit Vagner, i cili ka qenë në dyshim gjatë këtyre ditëve. Ka qenë Verder Bremeni ekipi i radhës që ka dalë me pikë të plota nga “Veltins Arena”, me ekipin e Milot Rashicës, që ka marrë nje tjetër tre pikësh të artë në luftën për mbijetesë.

Fitore jashtë fushe dhe për Ajntraht Frankfurtin, i cili ka thyer Volfsburgun 2-1 pas golave të Andre Silvës me penallti dhe Kamadës. Mbabu në minutën e 58-të realizoi barazimin e përkohshëm për “ujqërit”. Fitore minimale dhe për Maincin, që ka thyer Hofenhemin falë golit të Bebous në fund të pjesës së parë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb