Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, i ftuar në emisionin e sportit në RTK, ka deklaruar se dëshirën për t’iu bashkuar Kosovës e kanë shprehur edhe lojtarët që kanë luajtur në Kampionatin Evropian në Francë.

Bunjaki ka shtuar se ata janë në kontakte me shumë lojtarë, por se janë duke pritur një përgjigje nga FIFA, nëse këtyre lojtarëve iu lejohet të bashkohen me Kosovën.

‘Jemi në pritje të vendimit të FIFA-s për të drejtën e lojtarëve për të ardhur për të luajtur për Kosovën. Shpresoj të marrim një vendim të drejtë dhe pozitiv nga FIFA”, deklaroi Bunjaki.

Bunjaki në vazhdim shtoi se kanë kontakte me lojtarët që luajnë te përfaqësueset tjera dhe që pas vendimit pozitiv të FIFA-s pritet t’i bashkohen Kosovës, ndërsa zbuloi se Kosovës priten t’i bashkohen edhe lojtarë që kanë qenë në Kampionatin Evropian.

Në pyetjen se a ka futbollistë që kanë qenë në Kampionat Evropian që kanë shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Kosovës, Bunjaki u përgjigj: ‘Po, po ka. Duhet ta presim një përgjigje pozitive nga FIFA, dhe shpresojmë që ajo përgjigje të vije sa më shpejt’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb