Arrest me burg për Aleko Myrtellarin, i cili plagosi gruan e tij, Marjola Myrtellari. Vendimi u dha sot nga Gjykata e Korçës. Para togave të zeza ai ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit dhe është justifikuar për krimin e rëndë duke akuzuar gruan se i prishte paratë dhe nuk edukonte fëmijët.

“Më mbetën fëmijët pa shkollë për shkak të gruas dhe nuk u edukuan mirë. Unë punoja jashtë shtetit, ajo prishte paratë e mia këtu dhe varte florinj në qafë. Çupa me pinte cigare dhe fëmijët ishin pa shkollë kur erdha nga Gjermania, ndërkohë që gruaja kishte florinj në qafë. U pendova për krimin”, ka deklaruar në gjyq Myrtollari.

Tre ditë më parë, 46-vjeçari u vetëdorëzua në polici pas disa ditësh në arrati. Ndërkohë, 38-vjeçarja ndodhet tek Trauma, ku u transportua para dy ditësh me helikopter për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.
Kujtojmë se çifti Myrtollari jetonin me qira në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës.

Çifti janë prindër të 3 fëmijëve ndërsa në këtë zonë nuk kishin as 1 muaj që kishin shkuar për të banuar me qira. Para se të kryente plagosje, autori kishte larguar fëmijët nga banesa. Banorët e zonës nuk dinë nëse çifti ka pasur më përpara konflikte apo jo pasi janë banorë të rinj të zonës, por thonë se konsumonte alkool ndërsa hetimet e policisë do të zbardhin të gjithë ngjarjen paraprakisht nga grupi hetimor dyshohet për shkaqe xhelozie.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb