Dy burra janë vënë në pranga, pasi akuzohen për dhunë ndaj grave të tyre. Rasti i parë u regjistrua në Elbasan, ku pas hekurave ra 62-vjeçari me inicialet M.S., i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 31.01.2024, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Ndërkohë, në Librazhd u arrestua 24-vjeçari me inicialet E. A., banues në fshatin Kuturman, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. A., 52 vjeçe (nëna e shtetasit E. A.), pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së shtetasit E. A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: