Një incident ka ndodhur sot poshtë zonës së 21 Dhjetorit, pranë parkut të autobusëve. Një burrë ka humbur ndjenjat papritur dhe është shembur përtokë dhe në ndihmë i kanë shkuar efektivë të Policisë Ushtarake që ndodheshin me patrullim në zonë.

Ata i kanë dhënë ndihmën e parë e më pas kanë lajmëruar ambulancën që e ka transportuar në urgjencë. Sipas të dhënave, personi nuk ishte person me simptoma apo i dyshuar për COVID-19 dhe aktualisht ndodhet i stabilizuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: