TIRANE- Ajo është 20 vjeç dhe për pak muaj do të sjell në jetë femijën e saj të parë. E lumtur për mëmësinë por në dilemë për atësinë e këtij fëmije, Florida Mersela theu heshtjen duke u bërë personazh i emisionit ‘Me zëmër të hapur’. Florida Mersela, një vajze e ndrojtur nga një fshat i Klosit u njoh para një viti, kur ishte 19 vjeç me djalë nga Dibra, i cili quhet Elvin Hoti dhe është 27 vjeç dhe punon mësues në zonën e tij. Njohja mes Florides dhe Elvin Hotiti nisi fillimisht nëpërmjet faqeve te internetit, por përfundoi me një takim në shkurt të 2016 dhe e zyrtarizuan me fejesën e tyre vetëm pas një muaj edhe pse njohja mes të rinjve nuk zgjati shumë në kohë.

20-vjeçarja rrëfehu mes lotëve se ende e dashuronte babain e fëmijës së saj dhe se nuk donte që ata të ndaheshin. “Nuk dua të rris fëmijën pa baba. Kthehu Elvin. Ai më thoshte shpesh herë se donte të kishte një fëmijë, madje një djalë. Unë besoj tek dashuria e tij, por prindërit e kanë detyruar që ai të heq dorë nga unë. Këtë e kam të sigurit.”, tha Florida. Sakaq, i ashpër ka qenë qëndrimi i vëllait të Floridës, i cili në transmetim direkt në ‘News24’ pohoi se kunati i tij duhej të njoh atësinë e fëmijës, në të kundër ai do të merrte hak sipas kanunit. Fill pas këtyre deklaratave, Elvini komunikoi në një lidhje telefonike live se nuk dontë të rikthej më me Floridën, ndërsa pohoi se do të njihte atësinë e fëmijës. Gjithashtu Florida ka treguar bisedën e bërë në ‘Facebook’ me motrën e Elvinit, e cila e ka ofenduar duke e quajtur një mbeturinë.

ATESIA E FEMIJES
Të dy ndiheshin të dashuruar dhe gjerat i përshpejtuan akoma më shumë, ku një muaj pas fejesës u martuan dhe kështu në prill të 2016 Florida futet nuse në familjen Hoti. Fill pas kësaj, ata kuptuan se kishin karaktere të ndryshme dhe jetesa ishte e pamundur. I pari që mori vendimin e ndarjes ishte Elvini, i cili ndofta nuk gjeti dhe rrugën e duhur të kësaj ndarje. Në korrik, vetëm pas 2 muajve martesë 27-vjecari e dërgon në shtepinë e prindërve të saj Floriden duke I dhënë lamtumirën e fundit po pa njoftuar zyrtarisht atë. Preteksti ishte se do të shkonte në Greqi për të punuar muajt e verës dhe në shtator do të rikthehej. Por prej asaj date Florida nuk e ka takuar me Elvinin dhe ajo nuk ka asnjë shpjegim për këtë ndarje të dyshimte. 20-vjeçarja sot është në muajin e 5 të shtatzënisë dhe babai i këtij fëmije nuk është interesuar, madje dhe gjininë e bebit ende nuk e dinë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb