Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një mëngjes pune me zv.kryeministren dhe Ministren e jashtme të Kroacisë Marija Pejčinović Burić.

Ministrat diskutuan për avancimin e procesit e integrimit europian të Shqipërisë në këtë moment vendimtar për të ardhmen e vendit dhe mbështetjen e Kroacisë në këtë proces të rëndësishëm për të gjithë rajonin.

Projektet per përmirësimin e ndërlidhjes në Europën Adriatike ishte një tjetër çështje për të cilën diskutuan dy ministrat.

Ministri Bushati dhe Ministrja Pejčinović Burić u ndalën edhe tek zhvillimet e fundit në rajon, si referendumi në Maqedoni apo zgjedhjet në Bosnje-Hercegovinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb