BRUKSEL

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një konferencë të përbashkët në Bruksel me përfaqësues të BE, deklaroi se qeveria “Rama” është e hapur për dialog me çdo forcë politike.

Teksa u ndal tek operacionet e fundit të policisë për goditjen e bandave kriminale, ai tha se këto zhvillime janë inkurajuese.

“Operacionet për goditjen e bandave janë inkurajuese dhe më vjen mirë që përfaqësuesja e lartë e BE e përmendi këtë fakt. Instancat ligjzbatuese janë në një front. Do të vijojmë më teje dhe me zbatimin e ligjit për respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare. Çështje e dytë të cilët ndajmë një pikëpamje të plotë me BE ka të bëjë me rolin e Shqiërisë në Rajon. Faktin që Shqipëria e linjëson qëndrimin e saj me BE nuk është proces mekanik, është një proces që buron nga zgjedhjet strategjike. Gjatë diskutimeve në takimin e 10-të stabilizim asoocimit, dhamë mesazhin për të mbajtur hapur derën për bashkëpunim me forcat politike. Jemi pro reformave. Me qershorin e 2019-ës bashkë me KE dhe vendet e BE të punojmë të gjithë sëbashku, që këtë histori ta kthejmë në histori suksesi”, tha Bushati.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb