Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi, pas humbjes pak ditë më parë kundër Bosnjës ka riformatuar listën me futbollistët e grumbulluar për dy sfidat e ardhshme, kundër Bjellorusisë me datë 5 dhe 8 qershor.

Në lajmin e bërë të ditur në faqen zyrtare të FSHF-së Bushi ka shpjeguar arsyet e këtyre ndryshimeve. Bie në sy se në listën e re ka disa lojtarë të panjohur.

“Për dy takimet e radhës miqësore kam vendosur që për arsye të ndryshme të thërras e të provoj elementë të tjerë. Kështu që, në ndryshim nga ndeshja me Bosnjën, tek sfidat e radhës kam thërritur për grumbullim lojtarë të tjerë. Kështu, futbollisti Kejdi Bare largohet për 2 ndeshjet miqësore në program dhe në vendin e tij është thërritur Cinari. Bare është dëmtuar dhe për këtë arsye nuk mund të rrinte më. Rëndësia e këtyre ndeshjeve është të shikojmë ndonjë element të vlefshëm për sezonin tjetër. Besoj se aktualisht i fituam dy-tre lojtarë shumë cilësorë. E dinim që këto ndeshje miqësore do të ishin të vështira për ne përsa i përket rezultatit, sepse jemi një ekip pothuajse i ri dhe që po kërkojmë të ngrejmë një grup për eleminatoret e ardhshme. Kurse përsa i përket kundërshtarit është e kundërta”,- theksoi trajneri i skuadrës kombëtare U-21.

Më poshtë do të gjeni edhe listën e lojtarëve të kësaj skuadre për dy takimet e radhës me Bjellorusinë:

lista-e-u21-per-bjellorusine

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb