A mund te jete kultura dhe arkeologjia model zhvillimi dhe me çfare modeli? Ambasada Italiane dhe Ministria e Kultures kane mbajtur nje konference ku u fol per Pompein dhe Butrintin duke vënë në peshore rreziqet në burim.

Me rastin e 20-vjetorit të misioneve arkeologjike italiane në Shqipëri, u mbajt konferenca mbi konservimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, duke ofruar, modelin italian të qëndrueshmërisë.

Fabrizio Buçi, ambasador i Italisë tha se ka një “debat kudo,që te ruash kulturen duke e zhvilluar”.

Ndërsa, Elva Margariti, ministre e kulturës u shpreh se “ shoqëria nuk e percepton kulturën si motorr zhvillimi ekonomik”.

Një prej qasjeve me interes ishte ajo e arkeologut italian Enriko Xhorxhi, që bëri paralele mes Pompeit e Butrintit, mbi metodat e kërkimit dhe format e arkeologjsië së shpëtimit. I pyetur për format e menaxhimit të dy thesareve më të mëdha, Pompeit e Butrintit, ai tha se Pompei, “Është një model ku shteti ka një prani të fortë, por ku gjithmonë e më shumë, konsiderohet, bashkëpunimi me profesionistë, me fondacionet, ose privatët. Italia ka një histori, ku ministria ka rol vendimtar. Ajo që mund të them është se zgjidhjet më të mira vijnë kur ka vullnet dialogu edhe mbi këndvështrime të ndryshme”.

Konferenca vjen në një kohë kur specialistët shqiptarë kanë dalë kundër menaxhimit të Butrintit nga një fondacion, çka për ta është dorëzim i sitit më të rëndësishëm shqiptar, te privati.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb