Partia Demokratike ka reaguar sërish për buxhetin e vitit 2024 që qeveria ka sjellë në parlament, duke e cilësuar atë si “buxhetin e korrupsionit”.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja e PD, si përfaqësuese e Rinisë në Kuvend, ka propozuar një amendament për rritjen e investimit për programet mbështetëse për rininë që këta të fundit të mos ikin jashtë vendit.

DEKLARATA E ANDIA ULLIRIT

Përshëndetje të nderuar qytetarë,

Partia Demokratike e ka ngritur si shqetësim madhor buxhetin e korrupsionit që ka sjellë qeveria në Parlament. Për këtë arsye deputetët e PD kanë hartuar 8 amendamente të cilat janë depozituar zyrtarisht në Parlament. Unë kam propozuar amendament me synim të 2-fishimin e fondeve që parashikohen për zhvillimin e sportit dhe rinisë. Në vitet e fundit largimi i rinisë eshte kthyer ne nje problem teper shqetësues për Shqipërinë.

Programet në mbështetje të rinisë dhe sportit duhet të finanohen githmonë e më tepër. Të dhënat statistikore tregojnë se ka një trend gjithmonë e në rritje të të rinjve që largohen. 71% e të rinjve shqiptarë sipas Barometrit të Opinionit Publik të Ballkanit shprehen se duan të largohen nga vendi për të krijuar jashtë të ardhmen e tyre.

Ndersa nga ana tjeter Shqipëria ka numrin më të lartë të të rinjve 15-29 vjeç të papunësuar krahasuar me vendet e rajonit por edhe me mesataren e vendeve të BE. Ndaj, qeveria duhet ta ketë prioritet investimin për mbështetjen e rinisë. Po kështu edhe sporti si sektor mjaft i rëndësishëm i jetës së shëndetshme. Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.

Sot është momenti të tregojmë sa prioritet u japim të rinjve.

AMENDAMENTI I DEPUTETËS ANDIA ULLIRI

KUVENDI

AMENDAMENT

PËR DISA NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN “PËR BUXHETIN E VITIT 2024”

Në mbështetje të nenit 75, pika 4 të Regullores së Kuvendit të Shqipërisë, deputetja znj. Andia Ulliri propozon,

Në projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024”, të bëhet ndryshimi, si më posht vijon:

Neni 1

Në projektbuxhet tabela 1, zhvillimi i sportit dhe rinisë (kodi 08140), vlera 576 milion lekë bëhet 1152 milion lekë.

Neni 2

Ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet, tabelat dhe anekset shoqëruese të ligjit.

RELACION PËR AMENDAMENTIN

Në vitet e fundit largimi i rinisë është kthyer në një problem tepër shqetësues për Shqipërinë. Programet në mbështetje të rinisë dhe sportit duhet të finanohen gjithmonë e më tepër. Të dhënat statistikore tregojnë se ka një trend gjithmonë e në rritje të të rinjve që largohen. Ndaj, qeveria duhet ta ketë prioritet investimin për mbështetjen e rinisë. Po kështu edhe sporti si sektor mjaft i rëndësishëm i jetës së shëndetshme.

Ky amendament ka për synim që të 2-fishojë fondet që për zhvillimin e sportit dhe rinisë nga 576 milion lekë të shkojë në 1152 milion lekë. Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: