Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 pako peta, 600 gram gjize, 4–5 kokrra veze, 2 gota qumesht, 250 gram gjalpe te fresket, 1 lgj nenexhik I thate.

Përgatitja

Ne nje tave te lyer me pare me gjalpe, shtrojme si fillim kater pete duke I sperkatur nje e nga nje me gjalpe. Pergatisim mbushjen ne nje task u shtojme me rradhe vezet, te cilat I rahim, me pas shtojme qumeshtin, gjizen , pak kripe dhe nenexhikun. Kete mbushje e hedhim ne taven ku shtruam petet. Shtrojme petet e tjera dhe I sperkasim me gjalpe dhe qumesht duke u kujdesur per anet. E vendosim per pjekje ne furren e parangrohur ne temeraturen 180 grade.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb