TIRANË-Kryeministria ka dërguar draftin për Byronë Hetimore sot në Kuvend. Burime bëjnë të ditur për BalkanWeb se, drafti ka mbërritur në Kuvend dhe pritet të diskutohet nga komisionet përkatëse sic janë ai i Ligjeve, i Sigurisë, dhe i Integrimit.

Ndërkohë, kreu i Kuvendit, Ilir Meta është shprehur se e rëndësishme është që Byroja e Hetimit të funksionojë si organ, dhe se nuk ka rëndësi nëse është nën varësinë e Prokurorisë së Përgjithshme, apo Policisë së Shtetit. Qeveria ka miratuar me 10 Shkurt në mbledhjen draftin për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo strukturë e specializuar, e kërkuar fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian do të hetojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Sipas variantit të miratuar në qeveri Byroja Kombëtare e hetimit do të jetë në varësi të Drejtorit të Policisë së Shtetit, por ndryshe nga projektligji i parë që u rrëzua, hetimet penale do t’i kryejë Prokurori i Përgjithshëm përmes një grupi prokurorësh që do të ngreje.
Gjithashtu, emërimi i Drejtuesit të Byrojsë, për një periudhë 5 vjeçare, do të jetë kompetencë e Ministrit të Brendshëm, por duhet të ketë pëlqimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: