Ish-deputeti Flamur Noka ka vizituar familjet e prekura nga tërmeti në Fushë-Krujë. Ai ka qenë në fshatin Mazhë të Bubqit, ku ka parë nga afër situatën në një familje, shtëpia e të cilës është shkatërruar plotësisht. Banori siç duket dhe në video tregon se jeton në një çadër të dhuruar nga turqit dhe se askush nuk iu ka thënë asgjë për shtëpinë e shkatërruar.

Noka shkruan se ky është realiteti përtej mashtrimeve të ERTV.

“Përtej propagandës së Rilindjes. Përtej mashtrimeve të ERTV. Realitetin pos tërmet flet vetë ndaj shikojeni. Fshati Mazhë në Bubq të Fushë Krujës. Nëpërkëmbje, mospërfillje nga shteti dhe diskriminim”, shkruan Noka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb