Një ushtar i Forcave të Armatosura është plagosur në Mirditë, teksa po merrte pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë furnizimit me ujë të një automjeti zjarrfikës. Në momentin që po kryhej procesi, ka plasur tubi me diametër 120 milimetra, i pajisur me kokë metalike.

Për shkak të presionit, pjesa metalike e tubit është shkëputur dhe ka goditur ushtarin, duke i shkaktuar dëmtime.

Ushtari është marrë menjëherë në kujdes mjekësor dhe po merr ndihmën e nevojshme.

Incidenti ka ndodhur gjatë operacioneve intensive për përballimin e situatës së zjarreve në territorin e Mirditës, ku Forcat e Armatosura janë angazhuar në mbështetje të ekipeve të emergjencave dhe zjarrfikësve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb