Recete nga znj Eneida
Përbërësit

200 ml ujë
200 gr sheqer kaf
300 gr mjedra
Çaj

Fillimisht vendosim në një tenxhere ujin me sheqerin si dhe mjedrat. I lëmë të ziejnë rreth 15 minuta dhe i trazojmë duke i shtypur me lugë që të shkrihen. Pasi janë zbutur i heqim dhe i lëmë të ftohen. Ndërkohë përgatisim çajin me 8 gota ujë. E kalojmë çajin në një kanë qelqi. Me anë të një kullese kullojmë salcën e mjedrave dhe e shtojmë te çaji.
Shtojmë akull te gotat dhe i mbushim me çaj. Zbukurojmë me gjethe mente.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: