Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka kryer një bisedë telefonike me homologen spanjolle Gonzalez Laya.

Cakaj e falënderon për mbështetjen e Spanjës ndaj Shqipërisë për çeljen e negociatave dhe për rendësinë që ka ky proces në Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri- BE.

 

 

STATUSI NGA GENT CAKAJ

Sot zhvillova edhe një bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Spanjës, znj. Arancha González Laya ????!

Biseduam gjerësisht për masat e marra në luftën kundër COVID-19 dhe për rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike.

Po ashtu, folëm edhe për rëndësinë e përmbushjes së të gjitha detyrimeve para Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Falënderues për mbështetjen e Spanjës për çeljen e bisedimeve me Shqipërinë për anëtarësim në BE ??!

U pajtuam që të shterojmë bisedat e nevojshme teknike, për të mbyllur një varg marrëveshjesh në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dypalësh!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb