Në 108 vjetorin e Ditës së Flamurit, datë që përkon edhe me ditën e lindjes së Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, vizitoi Kompleksin e Memorialit të Adem Jasharit, në Prekaz të Drenicës.

Pasi u përkul me nderim para varrit të Adem Jasharit dhe vendosi aty një kurorë me lule, Cakaj theksi se Pavarësia e Shqipërisë është shpallur në Vlorë, por historia e vonë e gjithë shqiptarëve është vendosur në Prekaz.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“28 nëntori nuk është thjeshtë festë kombetarë. 28 nëntori është dita e kujtimit të rrugëtimit historik si komb dhe nderimit të të gjithë brezave që me punën e tyre kanë shënuar historinë e Shqiperisë dhe shqiptarëve. Pavarësia e Shqipërisë është shpallur në Vlorë, por historia e vonë e gjithë shqiptarëve është vendosur në Prekaz. Për më shumë, sot festojmë edhe ditëlindjen e Komandatit Legjendar, Adem Jashari, i cili u flijua heroikisht bashkë me familjen e tij për Kosovën dhe shqiptarinë.” – u shpreh Cakaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb