Gjatë ditës së sotme, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar edhe një takim me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifin.

Diskutimet gjatë takimit u fokusuan në çështje që kërkojnë angazhim të përbashkët, të lidhura me mbështetjen e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Në një postim në facebook lidhur me këtë takim, Cakaj shprehu mirënjohjen për punën e bërë deri më tani dhe gjithashtu mbështetjen e tij të plotë për koalicionin e shumicës shqiptare në Bujanoc.

“Pas koalicionit të Luginës së Bashkuar, puna e këtij koalicioni është e një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës.” – theksoi Cakaj.

Bashkëbiseduesit ndanë gjithashtu, të njëjtin shqetësim lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në të gjithë Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë.
“Pavarësisht sfidave, ne do të punojmë bashkërisht e pakursyer për ngritjen e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës…” – shprehu angazhimin e tij Cakaj në përfundim të postimit.

Whatsapp Image 2020 11 04 At 18.47.45
Whatsapp Image 2020 11 04 At 18.47.45

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb