TIRANE- Janë caktuar dy kandidaturat e mazhorancës për të qenë anëtarë  në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije për “BalkanWeb” se kjo forcë politike ka rikonfirmuar Bledar Skenderin si anëtar të KQZ, ndërsa ka propozuar Rezarta Bitrin për të qenë anëtarja e dytë e KQZ nga PS.

Rezarta Bitri ka qenë më herët ish këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë PD dhe LSI nuk kanë sjellë ende asnjë emër në Kuvend për anëtarë të KQZ.

Caktimi i anëtarëve të rinj të KQZ vjen pas përfundimi të mandatit të anëtarëve aktualë.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb