Shoqata Camëria , Fondacioni Cameria dhe PDIU ,kanë ndërmarë nismën “Cameria nuk harron “ për t’ju ardhur ne ndihmë familjeve në nevojë në këtë situatë që po kalon vendi për shkak të pandemisë Covid 19. Kreu i PDIU-së Shpetim Idrizi deklaroi për “Gazeta shqiptare” se iniciativa ka nisur fillimisht në Tiranë por nga e hena do të shperndahen ndihma edhe në Durres, Fier, Vlore, Lushnje, Elbasan, Sarande etj.

“Ne nuk harrojmë ndihmën e popullit shqiptar për të parët tanë, e as njerëzit në nevojë sot në këtë kohë të vështirë nga Pandemia Covid 19 .

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në këto momente të vështira që po kalojmë, të gjithë solidariteti , humanizmi , mbeshtetja me gjithcka mundemi për të moshuarit e për cdo familje në varfëri , është thirrja jonë për cdo shqiptar qe ka mundësi të kontribojë . E nisëm si domosdoshmëri për tu afruar ndihmë të moshuarve Cam por shumë shpejt e shtrimë nismen “ Camëria nuk harron “ tek cdo shqiptar në nevojë”-shprehet z.Idrizi.

Deri tani janë shperndarë 1500 pako për familjet në nevojë teksa Idrizi siguroi se do të vazhdojmë cdo dite deri në fund te periudhës së vështirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb