I drejtëpërdrejtë si gjithmonë, Joao Cancelo nuk është “kursyer” aspak ndaj Guardiolës dhe Manchester Cityt, klub ky që zotëron kartonin e tij.

“Guardiola ka gënjyer, nuk është e vërtetë që isha një shok i keq në skuadër. Ju mund të pyesni Ake ose Rico. Unë nuk kisha ndonjë kompleks superioriteti ndaj tyre. Mendoj se, në përgjithësi, Manchester City u tregua mosmirënjohës ndaj meje”-tha  Cancelo, i cili aktivizohet si i huazuar te Barcelona.

Cancelo ka luajtur katër sezone në Manchester, përpara se të kalonte te Bayern, e më pas te katalanasit. Në karrierën e tij, lojtari ka mbajtur veshur edhe fanellën e Interit dhe Juves.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: