Capital T është nga ata personazhe publikë që jetën private e mban të blinduar. Mirëpo, në një intervistë të fundit për emisionin “Radar”, duket se është dorëzuar paksa. Ai ka thënë se është i dashuruar dhe ajo është më e bukura në botë. Madje, ka zbuluar se ajo do të jetë edhe në koncertin e tij.

“Për mua është më e bukura në botë, unë e kam për vete. Ajo do jetë edhe në koncert”, -u shpreh ai.

Këngëtari pranoi se ndihet i bekuar dhe se synimi i kësaj lidhjeje është martesa, megjithatë s’po mendojnë tani për të. Capital T përflitet prej kohësh për një lidhje me modelen Adrola Dushi, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: