Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i dha të drejtë Man.City duke shfuqizuar dënimin e dhënë nga UEFA. “Qytetarët” mund të luajnë në Champions, lajm i cili ashtu siç pritej është festuar gjatë nga Pep Guardiola dhe pjesa tjetër e ekipit: “Jam jashtëzakonisht i lumtur. Janë thënë shumë gjëra të pavërteta por klubi është sjellë gjithë sipas rregullave dhe ka fituar në fushë. Siç e kanë thënë shpesh, nëse do të kishim bërë diçka të gabuar do të pranonim vendimin e UEFA-s dhe CAS. Besonim në pastërtinë tonë, kishim të drejtën për tu mbrojtur, e bëmë dhe fituam. Shumë na kanë akuzuar por ja që kanë gabuar”, u shpreh një ditë më parë Pep Guardiola.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këto fjalë të teknikut spanjoll nuk janë pritur mirë nga kolegët e tij, Klopp e Mourinho, të cilët në mënyrë të drejtë për drejtë kanë kritikuar vendim e dhënë nga CAS: “Jam i lumtur që Man.City do të luaj në Champions League por nuk besoj se nuk ishte një ditë e bukur për futbollin, për të qenë i sinqertë. Fair Play Financiar ekziston për të mbrojtur klubet, për të mbrojtur kompeticionet. Kjo ka qenë ideja fillestare, që asnjë klub të mos shpenzonte shumë, klubet duhet të shpenzojnë në bazë të një realiteti të mundur”, u shpreh Jurgen Klopp. Akoma më i ashpër në deklaratën e tij ishte Jose Mourinho: “Nëse City nuk është fajtor pse është gjobitur me 10 milion euro? Nëse nuk je fajtor nuk ka pse të gjobitesh. Nëse janë fajtor ky vendim ishte i turpshëm. Nuk mund të them nëse City është fajtor apo jo por në çdo rast ky vendim ishte i turpshëm”, u shpreh trajneri i Tottenham.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb