E ardhmja në dyshim për Casemiro. Sipas raportimeve nga UOL, Real Madrid është gati të shqyrtojë ofertat për mesfushorin brazilian. I mbërritur në Bernabeu në vitin 2012 përmes Castilla-s, te Los Blanco fitoi gjithçka që mund të fitohet.Klubi po mendon për një rinovimin e repartit të mesit të fushës dhe 30 vjeçari mund të sakrifikohet.

Çmimi i kartonit të lojtarit është 50 milionë euro, shifër kjo tejet e lartë, teksa bëhet me dije se interesim ka nga Juventusi. Sipas të njëjtit burim,  bardhezinjtë, të cilët kërkojnë një goditje të madhe duhet të përballen në distancë me Paris Saint-Germain për shërbimet e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb