Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se qeveria nuk ka reflektuar për problematikat që, sipas tij, kanë nxitur protestat e fundit. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me Ola Brukon, Lapaj renditi disa prej çështjeve që, sipas tij, tregojnë mungesën e reflektimit nga qeveria.
“Kjo qeveri nuk ka reflektuar. Çdo ditë paguhen 35 mijë euro për një incenerator që nuk punon. Para një jave u shpall fitues i një tenderi për shërbimet e AKSHI-t Ermal Beqiraj, që është në kërkim dhe abuzim me tenderat e shtetit, që është arrestuar në Francë. Një nënë me foshnjën e vetë vdiqën në ambulancën që vinte nga Pogradeci rrugës për Tiranë. Një nënë u nxorr në Vlorë, dhe ajo kërkonte strehim.
Kjo e gjyqtarëve. Këto tregojnë që jo që nuk ka reflektim, por po na hedhin hi syve. Këta ‘besën’ e kthejnë qesharake. Ne nuk kemi nevojë për besën, por për shërbime. Cila është besa? Kur ti më arreston mua që të mbrojmë hajdutët. Unë i kam të panegociueshme 5 kërkesat e protestës: dorëheqja e qeverisë, qeveri tranzitore, shfuqizimi i ligjeve.
Qeveria kujdestare do të shfuqizojë këto ligje. Se do të jetë një marrëveshje e madhe publike. Qeveria ikën, ai parlament është aty. Se vendimet nuk do të merren në kafe as në publik, por në Parlament.”, pohoi Lapaj.
