Humbja kundër Bylis, një sfidë direkte, zhyti edhe më shumë Skënderbeun në fundin e ftohtë. Migen Memelli kërkon të harrojë atë sfidë, nuk është koha për të kthyer kokën pas por duhet të shohin përpara pasi kalendari këtë të mërkurë i rezervon një tjetër finale të parakohshme, përballjen me Kastriotin. Memelli vlerëson maksimalisht ekipin e krutan por kjo është një ndeshje ku vlejnë vetëm tre pikët, e vetmja mënyrë për të mbajtur të ndezur shpresën se mund të mbijetojnë mes më të mirëve:

Në 21 javë kampionat, Skënderbeu ka arritur të marrë vetëm 13 pikë, vendi i fundit në tabelën e klasifikimit, pesë pikë larg zonës “play out”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: