Portieri i Arsenalit, Petr Cech mund të quhet mjaft mirë rekordmeni i Premier Ligës. Kjo për faktin se ai ka kaluar shumë ndeshje pa pësuar gola.

33-vjeçari ka kaluar David Jamesin me 170 ndeshje pa pësuar gol në fitoren 2-0 ndaj Bournemouthit që u mbajt ditën e hënë.
Suksesin prej 170 ndeshjesh pa pësuar gol çeku e arriti për 352 ndeshje, ndërsa James suksesin e kishte arritur për 572 ndeshje.

Ndërkaq, Cech është cilësuar si një nga portierët më të mirë në botë në vitet e fundit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: