Një në skuadër mjekësh që bëjnë trajtim të personalizuar për pacientin.
Diagnostikimi i kancerit shkakton frikë dhe panik jo vetëm tek pacienti por edhe tek familja miqtë, njerëzit e tij të dashur. Pas kalimit të këtij shoku fillon lufta e gjatë e mbijetesës ndaj kësaj sëmundjeje dhe sot ka shumë arsye për të qenë optimist.
Kimioterapia dhe radioterapia janë 2 armët kryesore të cilat bashkë me kirurgjinë arrijnë shpesh herë të bëjnë të mundur fitimin e luftës kundër kësaj sëmundjeje.
Çfarë bën kimioterapia
Kimioterapia vepron duke shkatërruar qelizat malinje(kanceroze), Kimioterapia mund të eleminojë qelizat kanceroze në distancë nga vendi ku kanceri është diagnostikuar prandaj kimioterapia konsiderohet trajtim sistemik.
Si aplikohet kimioterapia
Në shumicën e rasteve, si një serum, medikamentet e kimioterapisë administrohen në rrugë intravenoze. Zakonish çdo cikël i kimioterapië pasohet nga disa javë pushim në varësi kjo të planit të trajtimit që është hartuar nga mjeku paraprakisht. Në shumicën e rasteve pacientët që marrin kimioterapi qëndrojnë vetëm disa orë në spital dhe nuk është e nevojshme të hospitalizohen. Në Spitalin Hygeia bëhet e mundur marrja e kimioterapisë me anë të një sistemi port-kateter. Me vendosjen e këtij sistemi eleminohen disa nga disavantazhet që mund të vijnë si rrezultat i infuzioneve të shpeshta që nevojiten gjatë kimioterapisë siç janë:dhimbja gjatë shpimeve, vështirësitë në gjetjen e venave, infeksionet sipërfaqesore të lekurës etj.
Çfarë është radioterapia ?
Radioterapia është një nga trajtimet onkologjike që përdor rrezatimin jonizues për eleminimin e qelizave tumorale. Pra, radioterapia, vepron mbi tumorin që po trajtohet duke vrarë qelizat tumorale ose duke penguar riprodhimin e tyre. Rrezatimi jonizues prodhohet nga aparatura bashkëkohore të quajtura Axelerator Linear, aparaturë e cila në botë që prej vitit 1980 zëvendësojnë masë të gjerë aparaturat e kobaltit të cilat përdoreshin për të trajtuar kancerin. Akseleratori linear bën të mundur që të aplikohen teknika nga më bashkëkohoret dhe shumë avangardë për kohën siç është edhe teknika IMRT, teknikë kjo shumë e përdorur sot për sot në botë nga qendrat më të specializuara onkologjike, dhe prej 5 vitesh tashmë u vjen në ndihmë pacientëve tanë.
Në Spitalin Hygeia Tiranë përpilohet plani i trajtimit i personalizuar për çdo pacient nga Këshilli Onkologjik, i cili është i përbërë nga mjek onkolog radioterapeut, kimioterapeut, kirurg onkolog , imazherist dhe anatomo-patolog.
Ky Këshill është përgjegjës për të vendosur mënyrën më të mirë të mundshme trajtimin për çdo pacient, duke vendosur edhe se cili nga trajtimet do të fillojë i pari, pra kirurgjia, kimioterapia apo radioterapia.
Në këtë mënyrë, në spitalin tonë ne i sigurojmë çdo pacienti mundësinë që të marrë të njëjtin trajtim që do të merrte në çdo qendër të specializuar onkologjike në vendet më të zhvilluara në botë.
Dr.Emiljana Huti,
Shefe e Departamentit të Onkologjisë
Spitali Hygeia
Dr.Ledio Bregu,
Drejtor i Departapentit të Radioterapisë
Spitali Hygeia