Ende të mitur pa pasur vetëdijen mbi familjen e tyre apo sistemin politik në vend, Shqipëria komuniste, u rezervoi fëmijëve vuajtjen në kampe përtej telave me gjemba. Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”, Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunzmit, çeli një ekspozitë në sheshin “Skënderbej” për të dëshmuar me dokumnete, raste të miturish që në u degdisën në kampe edhe pa prindërit e tyre sic është rasti i Mulosmanëve.

Jeta në internim dokumentohet në dëshmi e shkresa. Mungesa e ushqimit, kushtet e vështira të jetesës u bënë shkak për humbjen e jetëve të të vegjelëve ndërsa ende sot,trupat e tyre nuk gjenden nga familjarët.

Gjergj Hani ishte minoren kur tentoi të arratisej. Pas arrestimit ai u dënua me burg dhe sot, kërkon pastrimin e institucioneve nga ish hetuesit, gjyqtarët e të përfshirët në krime në diktaturë.

Insituti i Studimit te Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ekspozoi dokumente të firmosura nga personazhe të njohura publike që nuk kanë kërkuar falje për të shkuarën.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb