NGA ERJON SKENDAJ

TIRANE- Ka hapur dyert në kryeqytet panairi ndërkombëtarë me fokus energjinë dhe ndërtimin organizuar nga “Tirana Expo Center” në bashkëpunim me Ministrinë e Energjetikës. Krahas prodhimeve shqiptarë në panair prezantohen edhe kompani të njohura në fushën e energjisë së rinovueshme dhe ndërtimit nga Austria, Italia, Kanadaja, Greqia dhe Kroacia.

E pranishme në çelje të panairit ministrja e Zhvillimit Urban dhe Territorit, Eglantina Gjermeni vuri theksin tek standardet e vjetruara të ndërtimit që vijojnë të përdoren për ndërtimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave.
Në panair tërheq vëmendjen dhe një stendë e ALUIZNI-t për të gjithë qytetarët që duan të ankimojnë apo dhe të informohen mbi ecurinë e procesit për legalizimin e banesave të tyre.
Panairi i parë ndërkombëtarë “Energjia & Ndërtimi” do të qëndrojë i hapur për vizitorët në datat 23-25 tetor 2015, në ambientet e “Tirana Expo Center”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb