Kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, i ftuar në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, ka diskutuar në lidhje me situatën në PD dhe zgjedhjet lokale.

Ai ka komentuar edhe në lidhje me vendimin e bërë publik sot nga Ilirjan Celibashi, që si kryetar i PD është Lulzim Basha dhe i njihet atij e drejta për tu regjistruar në KQZ për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Alibeaj tha se ende nuk ka një vendim të shkruar e të firmosur në lidhje me atë që Celibashi deklaroi për mediat.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Alibeaj: Jam i kujdesshëm për të mos ushtruar asnjë lloj influence ndaj institucioneve. E dëgjova paksa teksa bënte një artikulim mbi çështjen e regjistrimit të PD.
Në fakt edhe tani nuk ka një vendim një shkresë nga zoti Celibashi që të radhisë arsyet që e çuan në atë përfundim
Alpha e një institucioni është që komunikimi të bëhet me shkresë.
E mira është që arsyet të jenë në letra. Përgjigja e vetme që kemi marrë është që nuk ka një vendim të shkruar e të vulosur.

Për regjistrimin e një partie duhet një deklaratë ku kryetari merr një zotim se partia nuk do të përfshihet në shitblerje votash apo veprime të ngjashme.

Pretendimi mesa duket është që nuk delegohet, si dokument ky është. Me anë të të cilit marr përsipër si ushtrues i detyrës së kryetari të partisë, të gjitha detyrimet. Pyetja që kam është në cilin nen apo dispozitë është parashikuar diçka e tillë?

Marrim një rast sikur një kryetar partie, sëmuret dhe bie në koma. Çndodh? Partia nuk regjistrohet? A ka të tjerë persona që mund të përfaqësojnë këtë vullnet për partinë? Mesa duket o është një keqlexim i zotit Celibashi i nenit 64 ose ka një tjetër prapaskenë.

Jam nënkryetar dhe në mungesë të kryetarit që ka dhënë dorëheqjen e ushtroj unë këtë detyrë dhe për këtë ka një autorizim i nënshkruar nga Basha dhe në pikën 2 thuhet: Të nënshkruajnë deklaratën në emër e për llogari të kryetarit të partisë ku përmendet zotimi për mospërfshirje në aktivitete të paligjshme.

Ish kryetari i partisë para dorëheqjes dhe një autorizim drejtuar nënkryetarit që jo vetëm në procese administrative por edhe në procesin elektoral.

Rakipllari: Nga e dinte Basha në 18 mars 2022 që nuk do ishit zgjedhur kryetar? Ishte Nostradamus?

Alibeaj: Njeri i lexuar ishte. Disa ditë pas dorëheqjes u dha edhe një vendim gjykate që bëri një rrugëtim të gjatë në Apel dhe me shumë mundësi do shkojë ne Gjykatën e lartë.
Autorizimi jepet kundrejt një ngjarje që mund të ndodhte por nuk kishte siguri se kur. Emri i kryetarit që jep dorëheqjen ekziston në gjykatë.

Rakipllari: Janë dy momente që duhen sqaruar, zgjedhja juaj si kryetar në detyrë dhe përse ishit  për një vit PD nuk ka bërë zgjedhjet e brendshme dhe t’ju zgjidhte kryetar?

Alibeaj: PD ka pasur 4 nënkryetarë, 2 prej tyre dhanë dorëheqjen. Në atë kohë ishin 2 nënkryetarë, unë dhe Tabaku, rregullat caktohet se kur ka disa nënkryetarë është Këshilli Kombëtar që zgjedh njërin prej tyre. Në atë kohë isha e vetmja alternativë pasi Tabaku deklaroi se nuk dëshironte të merrte drejtimin e partisë.

Doli një platformë që i kërkonim palës tjetër të mos krijoheshin struktura paralele se krijohej një ndarje e PD dhe të shtyheshin disa muaj zgjedhjet e përbashkëta pasi nuk kishte sens që të bëja zgjedhje brenda PD kur krijoheshin struktura paralele.

Rakipllari: Po shkoni në zgjedhje pa struktura.

Alibeaj: Strukturat janë. Nuk proceduam në atë kohë se nuk donim të jepnim sinjale të kundërta kur kishim dhënë sinjale që mund të bashkoheshim. Në Statut nuk ka asnjë rregull se kur duhet bërë ky proces zgjedhor, është kryesia që vendos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb