BERLIN- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi sot një takim me homologun e tij gjerman Haiko Maas. Në kuadër të këtij takimi u ra dakord që axhenda të vijojë me intensitet të plotë.

Bushati falënderoi Gjermaninë për qëndrimin e qartë për sa i takon vendimmarrjes së fundit të BE-së. “Rruga jonë është e qartë për sa i përket 2019-s dhe 12 muajt e ardhshëm do t’i shfrytëzojmë maksimalisht duke punuar ngushtësisht me Komisionin Evropian për procesin “screening”, nënvizoi Bushati.

Sakaq, ministri Maas nënvizoi se Shqipëria është një partner i rëndësishëm dhe spirancë stabiliteti. Duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga Shqipëria si impresionuese dhe shembull për rajonin sa i takon reformës në drejtësi, ai shtoi se “Është vendimtare që kjo rrugë të vazhdojë”, ndërsa u bëri thirrje aktorëve politik në vend të mbështesin këto reforma të rëndësishme për vitin 2019.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: