Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi edhe çështjen e Belinda Ballukut, ish-zv/kryeministres, së cilës i janë shtuar akuzat dhe i është sekuestruar edhe një vilë tjetër në Palasë, krahas asaj në Dhërmi.
Murrizi theksoi se SPAK duhet të veprojë në rastin konkret me dorë më të fuqishme.
Sipas tij, kreu i SPAK Klodian Braho për Ballukun ka shkuar në Kuvend dhe tha se duhen 35 vite burg, por se tani duket “i fjetur”. Murrizi nënvizoi se për këtë çështje duhet të bëhet më shumë.
Myslim Murrizi: Kreu i SPAK Klodian Braho nuk shkon dot në Kuvend dhe nuk ka se çfarë kërkon atje. Shkoi dhe foli si Arianit Çela. Ai foli sikur hetimet janë mbyllur e koha tregon se hetimet nuk janë mbyllur. SPAK është shfryrë, SPAK është kapur nga pushteti. Kryeministri është koncesionar dhe servil i ndërkombëtarëve. SPAK nuk po merr në hetim asnjë, edhe pse janë vjedhur miliona euro.
Ka dosje aty që flenë në SPAK dhe nuk hap dot dosjet. Braho nuk guxon. Klodian Braho është shfryrë shumë shpejt. Nuk po bën veprime konkrete, madje po liron pushtetarë, liroi edhe Ilir Beqajn. Braho duhet të bëjë më tepër për çështjen e Belinda Ballukut, t’ja nxjerrë ujin e zi korrupsionit.
