Çështja e shumëpërfolur e patronazhistëve, mund të shkojë deri në Strasburg, nëse SPAK nuk merr një vendim për të dënuar përgjegjësit e shpërndarjes së të dhënave personale, konkretisht Partia Socialiste.

Kështu deklaron avokati Arlind Ahmetaj, i cili në këtë proces mbron të drejtën e 162 qytetarëve, përfaqësuar nga organizata rinore “Guxo”.

“Kemi pritshmëri nga organet e drejtësisë. SPAK mund ta zbulojë lehtë të vërtetën. Nëse jo, çështjen do e çojmë në Strasburg”, tha ai.

Ahmetaj deklaron se të dhënat e marra nga patronazhistët e PS, janë në kundërshtim të plotë me ligjin. Sipas tij, këto të dhëna janë publikuar duke vënë në rrezik që këto informacione sensitive të binin në duart e grupeve kriminale.
Avokati shton se në Strasburg janë trajtuar raste të ngjashme, ku një qytetari rumun, i janë vjedhur të dhënat personale, e ku kjo gjykatë vendosi dëmshpërblimin e tij në një masë të konsiderueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb