Neymar është në vitin e katërt të aventurës me skuadrën e Barcelonës, por ende ekzistojnë disa paqartësi lidhur me transferimin e tij nga Santosi te spanjollët. Nën akuza prej kohësh lidhur me këtë çështje janë presidenti i “blaugranëve”, Josep Bartomeu”, por edhe përfaqësues të lojtarit.

Pas shumë seancash gjyqsore, Bartomeu e ka pranuar para gjykatësve se akuzat për evazion fiskal janë të vërteta.

“Është e vërtetë që kemi pasur kontakte me lojtarin para se të hapej merkatoja. E dimë që kjo nuk lejohet me rregullore, por e ruajtëm sekret, për të respektuar tifozërinë e klubit të Santosit. Nuk donim që lojtari të largohej me akuza prej andej”.

Kur u pyet për dhjetë milionë eurot, ai shtoi: “Ia kemi dhënë paradhënie. Të them të drejtën, kur ai na i kërkoi, sinqerisht u ndjeva mirë, pasi kështu e kishim të sigurt që do vinte te Barcelona. Për këto rregulla që kemi thyer, jemi gati të mbajmë përgjegjësi”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb