Cështja penale e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë për më datë 13 maj, pasi Akti Normativ nuk e ka cilësuar një cështje urgjente.

Sipas vendimit, që cështja të niste duhej po ashtu të ishin të pranishme të gjitha palët në proces.

Kurse, avokatët e ish drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Cela kanë kërkuar përjashtimin e tre gjyqtarëve të cështjes së tij, Albana Boksi, Nertina Kosova, Nure Dreni.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” e “Balkanweb” se kërkojnë përjashtimin për arsye se kanë gjykuar çështje të bashkëlidhura.

Çështja e Çelës është shqyrtuar me kërkesat e grupit të “Habilajve”. Ndërkohë, mëse kjo treshe gjyqtarësh duhet të ndërhyjë KLGJ për të caktuar gjyqtarë të tjerë.

Çela akuzohet bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal “Habilaj”, në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ish drejtori i policisë, në arrati u dënua në shtator të vitit të kaluar me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ndërkohë, avokatët e Çeklës e kanë apeluar vendimin e dhënë asokohe nga gjykata e Krimeve të Rënda. Tahiri mbrohet nga avokati Maks Haxhia.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb