TIRANË

Analisti Skënder Minxhozi e sheh angazhimin politik të Tiranës zyrtare pas akuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Kosovë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli të fokusuara tek kryeministri Edi Rama.

Minxhozi analizoi qëndrimin e tij në “Real Story” në News24 duke folur për një operacion politik me disa qëllime nga Rama.

“Angazhimi politik i Tiranës fokusohet mbi të gjitha tek Edi Rama sepse ka qenë ai protagonisti, fillimisht në parlament dhe më pas në Kosovë, e blinduar me një fjalor të rëndë patriotik, disa herë dhe patetik. Është një operacion politik i Ramës që ka disa qëllime, ndër të para do të nënvizoja qëllimet e Ramës për të spostuar vëmendjen nga zhvillimet në Shqipëri. Kemi një reformë zgjedhore të ngecur, kemi një pandemi që s’po ecën mirë. Së dyti Edi Rama rimerr atë lavdinë e vjetër që i krijoi vetes në publikun kosovar kur tha në Beograd që ka ardhur koha ta njihnin Kosovën. Mendoj që Edi Rama po mundohet gjithashtu të rimarrë një retorikë anti europiane për sa i përket Kosovës. Edi Rama në më shumë se një rast ka folur me tone të ashpra për mos heqjen e vizave për Kosovën.
Kam përshtypjen se Rama mbron së fundi dhe një aleat afatgjatë në politikën kosovare”, tha Minxhozi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb