Kreu i PD, Sali Berisha, tregoi se çfarë pritet të ndodhë në protestën e 7 korrikut, duke theksuar në emisionin “Opinion” se “populli, historia shqiptare, zbret në histori”.

I pyetur se pse protesta e vendos në një kohë me temperatura ekstreme dhe nuk u la për në shtator, Berisha u shpreh se beteja nuk pret mot.

Çfarë do të ndodhë më 7 korrik?
Berisha: Populli, historia shqiptare, zbret në histori. Edhe në plazh do të jetë një pjesë. Rrugë nuk ka, rruga bëhet duke ecur, populli zbret në rrugë, për të bërë rrugën.

Populli PD apo populli shqiptar?

Berisha: Sigurisht, populli opozitar, por gradualisht shpresoj mbarë populli shqiptar. Beteja nuk pret mot, beteja kur të thërret, do t’i përgjigjesh. Ishte një thirrje e përgjithshme e demokratëve, e grupeve të mëdha të interesit, e bizneseve, e mjekëve, e intelektualëve, e shoqërisë civile.

Cilët demokratë?

Berisha: Ca është kjo pyetje, AliBasha që ndjek Ramën, se demokratët ndjekin Sali Berishën. Ata janë në partinë e tyre, janë përfaqësues të shumicës, kanë kuptuar që shumica do të jetë në protestë dhe ata nuk mund të mos jenë me shumicën. Basha dhe ALibeaj nuk janë të këshilluar të vijnë në protestë, pasi janë si zjarrfikës dhe demokratët nuk parapëlqejnë të jenë zjarrfikës. Unë nuk kam thënë ndalim, nuk kam thënë përjashtohen të mos vijnë, por kam thënë vetëm këshillë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: