Dakota Johnson dhe Chris Martin janë bashkë që nga viti 2017, por dyshja ka preferuar të kenë një privatësi të plotë.

Dakota foli për këtë temë në një intervistë për “Elle UK” ku tregoi sa e lumtur është që ka arritur ta mbajë lidhjen e saj larg syrit të publikut, ndërsa shtoi se edhe festat i organizojnë në shtëpinë e tyre dhe jo në vende publike.

“Ne jemi bashkë prej një kohe të gjatë dhe dalim ndonjëherë, por të dy punojmë aq shumë sa është mirë të jesh në shtëpi dhe të jesh komod në privatësi. Ndaj pjesa më e madhe e festave bëhet brenda shtëpisë sime”, tha Dakota.

Karakteri interesant dhe shumë pozitiv i Dakota Johnson, ka bërë për vete edhe ish gruan e Chris Martin, Gwyneth Paltrow, e cila ka treguar në një intervistë se e pëlqen shumë si person. Dakota dhe Chris janë bashkë prej 2017-ës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb