Para pak ditësh në 27 Janar 2022, parlamenti votoi ligjin e ri për Ndërmjetësimin e Pasurive të Paluajtshme.

Përkatësisht ligji 9/2022 PëR PROFESIONIN E NDËRMJETËSIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME. Por çfare impakti jep ky ligj dhe si do jetë ai më i dobishëm për Shtetasit Shqiptar…?

Në një artikull të shkurtër për Balkanweb i jemi drejtuar drejtorit të kompanisë të mirënjohur “Century21 Albania” zotit Jonian Antoni për të marrë një opinion të zgjeruar mbi impaktet dhe risitë që sjell ky ligj për publikun shqiptar dhe për Tregun e Pasurive te Paluajtshme.

 

Re

Në këndvështrimin e tij Z. Antoni thekson se ky ligj nuk krijon hallka problematike përsa i përket operimit dhe kostove të operimit.

Agjensitë imobiliare, siç quhen ndryshe, prej më shumë se 12 vitesh kanë detyrimin të rregjistrojnë çdo transaksion dhe relativisht të raportojnë rastet e dyshimta pranë DPPP, (Departamenti Parandalimit dhe Pastrimit të Parave). Ndërmjet këtij ligji, ky detyrim qëndron i njëjtë, e reja që sjell ky ligj është se për herë të parë, nëse agjensitë ose agjentët nuk rregjistrojnë dhe nuk raportojnë si parashikohet në ligj nuk do rrezikojnë më vetëm gjobat e larta por do rrezikojnë edhe liçensat e tyre dhe vazhdimësinë e punës.

Pra, i vetmi ndryshim qëndron se përvec gjobave të larta që egzistonin edhe në formatin ligjor të mëparshëm, duke filluar aplikimi i ligjit të ri, agjentët dhe agjensitë imobiliare duhet të jenë ende më të kujdesshëm sepse përvec gjobave rrezikojnë edhe liçensën.

Por, kjo më sipër është thjesht një detaj teknik operativ, të cilin 99% e qytetarëve që përdorin shërbimet e kompanive imobiliare si Century21 nuk do e dallojnë aspak, ndërkohë që Z. Antoni dëshiron të fokusohet akoma më shumë te aspektet dhe të mirat që ky ligj i ri sjell.

 

Pikë së pari pas 32 vitesh në tregun imobiliar, më së fundmi do kemi “Liçensime”. Liçensat do sigurojnë që përveçse aplikanti të plotesojë disa kërkesa personale si: arsimi, mosha, vërtetime statusit ligjor etj, aplikanti duhet të ndjekë edhe të paktën 60 orë trajnime.

Këto trajnime janë të domosdoshme  për të ngritur nivelin e shërbimit dhe për të përmirësuar industrinë në përgjithësi.

Rew
Departamenti i trajnimeve pranë zyrës qëndrore, Century 21 Albania.

Sipas Z. Antoni brenda një hapësire 2-3 vjeçare, standardi i shërbimit dhe cilësia e shërbimeve të përfituara nga klienti fundor do rriten ndjeshëm pa kosto shtesë për klientin. Gjithashtu ligji për herë të parë njeh kontratat, formatet e kontratave dhe detyrimet e klientëve të agjensive imobiliare. Një element shumë i rëndësishëm për induistrinë. Ndër të rejat më të rëndësishme që sjell ky ligj është përqasja për herë të parë me kodin e etikës disiplinore dhe kodin e sjelljes për agjentët imobiliar.

Jo vetem që ata do trajnohen, por do kenë edhe një komision që i ndjek kur ata keqpërdorin besimin, të dhënat e klienteve apo shkelje të tjera.

Ky komision do jetë esencial për të përmirësuar shërbimin e dhënë nga agjensit imobiliare dhe për ta drejtuar atë në një shërbim të barabartë dhe profesional si në vendet perëndimore. Në kriteret kryesore të këtij komisioni do jetë detyrimi i agjentit imobiliar për të arritur qëllimet e klientit dhe mos-animi i agjentit nga njeri apo tjetri klient.

Kujtojmë që shërbimi i Agjensive imobiliare është dhe do mbetet një shërbim i lirë, të cilin Shtetasit Shqiptar e zgjedhin me deshirë dhe kundrejtë një tregu që ofron shërbime të ndryshme me çmime kompetitive.

Rritja e standardit të shërbimeve do vazhdojë të vijë në një treg kompetitiv me të njëjtat kosto si më parë.

Së fundmi, Z. Antoni thekson se për agjensi me perqasje Globale si Century21 rritja e këtyre standardeve dhe përmiresimi i kuadrit ligjor është shume i rëndësishëm si për tregun aktual ashtu edhe për tregun në vitet në vijim. Kërkesat nga klientët vendas dhe të huaj çdo ditë po vijojnë të rriten duke e bërë “Ndërmjetësimin e Pasurive të Paluajtshme” një element shumë të rëndësishëm në zhvillimin e tregut.

Cent
(Link shoqerues klikues per foton: https://www.century21albania.com/)

Sipas statistikave që kanë agjensitë imobiliare tregu i përgjthshëm i pasurive të paluajtshme në Shqiperi në vitin 2021, ka patur një qarkullim prej 1.2 Miliard Euro në vit (i parashikuar, nuk egzistojnë të dhënat nga ASHK për këtë statistikë) dhe nga kjo pjesë vetëm 15-20% e tregut Ndërmjetësohet nga Agjensitë Imobiliare. Krijimi i këtij ligji do i hapi rrugë rritjes profesionale të Agjentëve dhe Agjensive dhe si rrjedhojë brenda pak vitesh edhe agjensitë Shqiptare do kenë një ‘market share’ 70-80% të tregut imobiliar ashtu siç e kanë në vëndet e zhvilluara perëndimore të Botës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb