Këto imazhe nga ajri tregojnë pamje madhështore nga ishujt Mauritius në Oqeanin Indian. Nën një vëzhgim optik duket sikur aty ka një vorbull nënujore, që nga casti në cast do të tërheqë pas vetes dhe ishullin. Por ky është një iluzion optik sepse ishulli tropikal nuk rrezikon aspak. Ekzistenca e vorbullës, mund të duket dhe nga syri i një zogu, që është e ngjashme me këtë pamje që ofron Google maps.

Ishulli Mauritius është zbuluar fillimisht nga eksploruesit arabë dhe më pas u kolonizua nga portugezët, francezët, britanikët dhe deri holandezët.

Mauritius, që shtrihet pranë Afrikës në Oqeanin Indian fitoi pavarësinë në vitin 1962 dhe u shpall republikë në vitin 1992.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: