TIRANË

Prej më se dy orësh një grumbull i madh njerëzish janë mbledhur rreth një pallati në zonën e “Don Boskos”, teksa forcat e policisë dhe në ndihmë të tyre dhe forcat zjarrfikëse tentojnë të hyjnë në një apartament në katet e larta.

Nuk dihet arsyeja e këtij “operacioni”, që ka filluar prej pasdites dhe vijon ende. Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihet se një palë shkallë të forcave zjarrfikëse janë mbështetur në ballkonin e një apartamenti në katin e katërt të pallatit dhe dy burra hipin në to. Nuk ka ende informacion nga policia se çfarë ka ndodhur, teksa ngjarja ka mbledhur shumë kureshtarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb