Konstitucionalisti Jordan Daci, në një lidhje me “Skype” komentoi vendimin e gjykatës e cila regjistroi statutin e 11 dhjetorit, të grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Daci u shpreh se tashmë grupi i Berishës futet në selinë e PD, duke shtuar se nëse regjistrohet 18 dhjetori atëherë vendimi i sotme zhbëhet.

Pjesë nga biseda:

Njohja e  statutit të 11 dhjetori?

Daci: Ndryshim tërësor i situatës. Pushojnë së ekzistuari të gjitha organet.

Komisioni i Rithemelimit do të jetë organi i vetëm drejtues deri kur të zgjidhen organet e reja.. Sa i përket pjesëmarrjes së grupit parlamentar besoj se do të ketë ndryshime.

A ka Komisioni i Rithemelimit të drejtë mbi selinë e PD?

Daci: Padyshim selia është pjesa thelbësore e vendit ku ushtrohet aktiviteti, derisa organi drejtues është Komisioni i Rithemelimit e merr në kontroll.

A ka të drejtë Alibeaj ta apelojë?

Daci: PD zyrtare është Komisioni i Rithemelimit nga pikëpamja juridike. Gjykata e Tiranës ka shpjeguar se efekti i vendimi është duke filluar nga dita e marrjes dhe nuk do kishte kuptim të ankimohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb