Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” janë të ftuar politikanë dhe analistë të njohur për të folur për situatën aktuale politike në vend.

Duke folur për gjendjen në opozitën e bashkuar, lideri i PDK-së Nard Ndoka tha se Basha ka marrë tashmë përgjegjësi drejtuese, kurse shtoi se duhet pranuar se Berisha ka influencë në Partinë Demokratike.

Ndoka vlerësoi se Berisha ndryshe nga Nano, nuk u tregua i papërgjegjshëm dhe se beson se e ka kaluar tashmë stafetën te Basha.

Agron Gjekmarkaj: Jemi pas 6 vitesh në opozitë. Ka munguar Senati. Nuk ka figura të reja në opozitë. Garancia mbi karrierën mungon. A është e gatshme kjo opozitë për të marrë drejtimin e Shqipërisë sot?

Agron Duka: ne kemi biseduar me Bashën dhe kemi hedhur propozime. A jemi gati për qeverisje? Unë gjykoj që ne në fund të fundit merremi me politikë. Nëse ne arrijmë të afrojmë intelektualë, mund t’ia dalim. Brenda partisë sonë, partive tona ka kaq shumë specialistë. E rëndësishme është që kjo maxhorancë të ndalet në revanshin e vet negativ. Ne mund të qeverisim.

Nard Ndoka: Unë mendoj se z. Basha është një lider europian. Ai është një lider institucional. Basha nuk erdhi në krye të partisë se deshi Berisha. Z. Berisha është një lider që unë besoj e ka lënë stafetën. Duhet thënë se Berisha ka influencë në PD, por ai nuk është i papërgjegjshëm si Fatos Nano. Berisha e ka testuar Ramën.

Për pjesën e qeverisjes, Basha merr përgjegjësi përsipër. Ai jo vetëm kërkon falje për pjesën e gabuar, por shikon qëndrimet për biznesin etj. Ai do ndryshim për sistemin zgjedhor në vend. Ne kemi qenë në disa raste edhe kritikë ndaj zotit Basha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb