DURRËS

Lëkundjet e tërmetit të fortë kanë nxjerrë në qiell të hapur shumë familje në Durrës dhe në Thumanë. Shumë prej tyre janë akomoduar në çadra në stadiumin e qytetit bregdetar në “Niko Dovana”, ndërsa ka edhe prej atyre që tregojnë se nuk janë pajisur me çadra, por as me batanije.


Një e moshuar ka treguar për “News24”  dhe “BalkanWeb”se edhe pse ka kërkuar ndihmë, ajo nuk është pajisur me çadër, ndërsa tregon edhe arsyet se pse ajo u refuzua.

“Kam që në mëngjes këtu dhe nuk kam marrë asgjë, vetëm një bidon ujë. Më thonë je pa çadër. Regjistrimin e kam bërë. Djali është në Greqi dhe unë jam këtu me plakun, edhe kam edhe çupën me dy djem, vet e pesta përjashta. S’më kanë dhënë, sepse na shohin pleq. Një batanije për të fjetur nuk paska?! Plot vijnë dhe plot i shikojmë, shkojmë aty ku shpërndahen dhe më thonë: ikni ikni ju që nuk keni çadra. Nuk paska një batanije 10 mijë lekë për mua. Çfarë të bëj unë, të mbytem unë”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb