Real Madrid dorëzohet pa kushte në transfertën britanike, Chelsea siguron një fitore të pastër 2-0 duke rezervuar një biletë për në finalen e madhe të Stambollit. Dy nga 12 “rebelet” fillestarë të UEFA-s, Chelsea dhe Man.City do të diskutojnë ndërmjet tyre finalen e Champions League, një finale e gjitha britanike.

Pas barazimit 1-1 në sfidën e parë në Madrid, blutë londinez zhvilluan një 90-minutësh perfekt, kaluan të parët në avantazh në minutën e 28-të me Timo Werner, më në fund sulmuesi gjerman arrim të zhbllokohet.

Dy ekipet luajtën një futboll të hapur, shpërdoruan pafund ndërsa në minutën e 85 ishte Mount që hipotekojë kualifikimin e Chelsea për në finalen e Champions League.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb