Sot në mbrëmje Champions League zhvillon dy sfidat e radhës, Atalanta-Valencia dhe Totenhem-Lajpcig, takime që do të nisin në orën 21:00.

Në “San Siro”, Berat Gjimshiti do të zbresë titullar me Atalantën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares është një nga pikat e forta të mbrojtes së skuadrës së Gasperinit, e cila do të kërkojë të vijojë ëndrrën europiane.

Atalanta: Golini, Run, Gjimshiti, Frojler, Gomez, Gosens, Hatebur, Iliçiç, Palomino, Pashaliç, Toloi.
Trajner: Xhampiero Gasperini.

Valencia: Domeneh, Diakhabi, Gaja, Gomez, Guedes, Kondogbia, Mangala, Pareho, Soler, Torres, Uas.
Trajner: Albert Celades.

Në Londër, Totenhemi pret Lajpcigun, ndërsa Murinjo ka jo pak probleme pasi në sulm mungon Herri Kejn dhe koreani Son.

Totenhem: Lloris Aurier Alderveireld Sánchez Davies Uinks Carvalho Fernandes Lo Celso Alli Berguijn Lucas Moura.
Trajner: Hoze Murinjo.

Lajpcig: Gulácsi Mukiele Halstenberg Klostermann Angelino Laimer Ampadu Sabitzer Nkunku Schick Verner.
Trajner: Julian Nagelsman.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb