E marta e kësaj jave zbret në fushë ekipet më me emër në Europë për fazën e 1/8 të “Champions League”. Napoli edhe pse ka humbur në sfidën e parë 3-1 në “Santiago Bernabeu” kërkon të befasojë jo vetëm Realin e Madridit, por të gjithë opinionin futbolldashës në ndeshjen e kthimit.
nintchdbpict000302137017-e1488810158561
Të besuarit e Sarrit në mbështetjen e zjarrtë të publikut vendas paraqiten tepër të rrezikshëm në “San Paolo”, aty ku shumë skuadra e kanë tepër të vështirë për të fituar, por duhet t’i bëjnë mirë llogaritë sepse përballë kanë 11 herë kampionët e Europës.

MUNICH, GERMANY - MARCH 13: Arjen Robben of Bayern Muenchen is tackled by Laurent Koscielny of Arsenal during the UEFA Champions League Round of 16 second leg match between Bayern Muenchen and Arsenal at Allianz Arena on March 13, 2013 in Munich, Germany.  (Photo by Stuart Franklin/Bongarts/Getty Images)
MUNICH, GERMANY – MARCH 13: Arjen Robben of Bayern Muenchen is tackled by Laurent Koscielny of Arsenal during the UEFA Champions League Round of 16 second leg match between Bayern Muenchen and Arsenal at Allianz Arena on March 13, 2013 in Munich, Germany. (Photo by Stuart Franklin/Bongarts/Getty Images)

Ndërkohë që në orën 20:45 në Londër do të luhet takimi tjetër mes Arsenal dhe Bayern Mynchen. “Topçinjtë” do t’a kenë tepër të vështirë ose thuajse të pamundur për të përmbysur shifrat e humbjes së thëllë të pësuar në Gjermani, 5-1.

Në kampin e skuadrës së drejtuar nga Venger situata nuk është nga më të mirat, kjo edhe për shkakun e Alexis Sanchez i cili në takim e fundit në kampionat ngrohu stolin dhe kjo nuk u prit aspak mirë nga ana e tij duke krijuar polemika me shokët e tjerë të skuadrës.

Gjithsesi futbolli është i bukur sepse është i paparashikueshëm dhe për këtë Arsenal duhet të provojë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb