Deputeti i partisë Mundësia Erald Kapri, në fjalën e tij në Kuvend deklaroi se 28 Nëntori është një ditë e madhe për Shqipërinë, pasi është shpallur Pavarësia.

Kapri kujtoi se më 28 Nëntor do të mbahet edhe protesta e madhe e qytetarëve kundër qeverisë.

Ai shtoi uron që 28 Nëntori 2026 të jetë dita e fundit e tranzicionit të zgjatur shqiptar.

Erald Kapri: Jeni pasuruar në kurriz të shqiptarëve, ndaj të rinjtë dhe të rejat më 28 Nëntor kanë thirrur një protestë kombëtare. Të rinjtë duan që Shqipëria të zërë vendin që i takon.

Të rinjtë duan të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri dhe jo jashtë shtetit. Qoftë ky Nëntor fundi i tranzicionit të shëmtuar. Të dashur shqiptarë, Gëzuar 28 Nëntorin dhe shihemi në shesh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: